KARTA “ÇOKO MEMBERSHIP”

Çoko Membership është një kartë dixhitale e koduar që u jepet klientëve të veçantë si vlerësim ndaj besnikërisë së tyre në frekuentimin e Çoko Bistro & Bar.

PËRFITIMET NGA KARTA

Ulje të konsiderueshme çmimesh nga 10-40%.për kategori të caktuara artikujsh dhe shërbimesh.
Ulje çmimesh deri në 30% për çdo artikull të ri menuje për një periudhë një mujore nga data e përfshirjes në menu.
Ulje çmimesh deri në 20% për aktivitete të personalizuara në ambjentet e Çoko-s ose jashtë saj.
Privilegje të veçanta në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Çoko si ftesa të personalizuara, përparësi në rezervim, ulje çmimesh etj.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Mbajtësi i kartës Çoko Membership gëzon të gjitha privilegjet që rjedhin prej saj vetëm kur e mban atë me vete.
Para se të kryejë një porosi, ai i jep kamarierit kartën, në mënyrë që ky i fundit ta kalojë në sistemin e administrimit të faturave,
ku do të kalkulohen uljet përkatëse të çmimeve.

LLOJET E KARTAVE

Në varësi të natyrës së klientit (përfshirja në targetgrupin e synuar), shkallës së besnikërisë (shpeshtësia në frekuentimin e
Çoko-s) dhe vlerave
mujore të konsumuara për shërbimet e ofruara nga Çoko, ka tre lloje kartash Çoko Membership:

Silver Çoko Membership
Gold Çoko Membership
Platinium Çoko Membership

PAVLEFSHMËRIA E KARTËS

Mbajtësi i Kartës së Anëtarësimit nuk mund të përfitojë nga privilegjet e saj në rastet kur:

Nuk e zotëron atë në momentin kur bën një pagesë.
Ua jep personave të tjerë për ta përdorur në mungesë të prezencës së tij.
E ka të bllokuar për arsye të ndryshme nga lëshuesi i saj.

BLLOKIMI I KARTËS

Mbajtësit të Kartës së Anëtarësimit mund t’i hiqet e drejta e përdorimit të saj në rast se:

Keqpërdor privilegjet e kartës duke ia kaluar ato personave të tjerë, në mungesë të prezencës së tij.
onstatohet që nuk është më personi i përshtatshëm i targetgrupit të synuar nga Çoko.
Konstatohet që i bën antireklamë me dashje aktivitetit të Çoko Bistro & Bar.
Nuk ka përdorur shërbimet e aktivitetit të Çokos për një periudhë më shumë se dy mujore.


FORMULARI I APLIKIMIT 

Nëse pranoni të jeni mbajtës i Kartës së Anëtarësimit,
ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm: