Çoko gjendet në zemër të Bllokut dhe është një nga lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. I themeluar në vitin 2011, Çoko solli për herë të parë kulturën e një Bistroje pariziene në Tiranë, duke mbartur sharmin në elementët e arredimit, ngjyrat e ngrohta, muzikën Jazz dhe në shijen e hollë të pjatave të kuruara deri në detaje. Të gjitha këto e bëjnë Çokon të shquhet si një vendtakim i të të gjitha moshave, të cilat reflektojnë energjinë e kësaj Bistroje.
Shërbimet

Mëngjes
Hen-Pre. 8.00 deri 12.30
Fundjave : 8:30 deri 15:00

Drekë
Cdo dite nga ora 12:30 deri ne 16:00

Darkë
Cdo dite nga ora 17:00 deri ne 24.00

Custom
Rezervime Dhe Evente te ndryshme
Filozofia
Filozofia jonë e thjeshtë: Dashuria vjen nga stomaku. Me këtë qëllim në mendje, ne synojmë të krijojmë pjata të freskëta, të shpejta, të përgatitura me dëshirën dhe pasionin për t’i shërbyer klientit një eksperiencë të pakrahasueshme. Ushqim i mirë i shoqëruar nga një mjedis familjar dhe shërbimi profesional nuk do t’ju lënë të ndaheni prej Çokos.